Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon praninë e varianteve të reja të koronavirusit, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron.
Sipas rezultatit të testimeve të mbërritura nga Gjermania, 86% e 556 mostrave të dërguara ishin me variantin BA2.
“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thotë ISHP në një deklaratë për mediat.