Gjendet një person i pajetë në Durrës, dyshohet se është vrarë me thikë

24 September 2025, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet një person i pajetë në Durrës, dyshohet se

Një person i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është gjetur në lagjen Nr.12 të qytetit, brenda një banese në katin e katërt të një pallati.

Viktima është identifikuar si shtetasi Valbon Beqiraj, ndërsa dyshohet se mund të jetë vrarë me thikë.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje.


Video