Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në rrugë, në qytetin e Korçës.
Policia e qytetit thotë se në trupin e 61-vjeçarit me iniciale D.Zh, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.