Aksident me dy të plagosur në "Lezhë-Laç", makina përfundon në kanal pas përplasjes së fortë

27 October 2024, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me dy të plagosur në "Lezhë-Laç",
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Laç.

Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një prej mjeteve ka përfunduar në kanalin jashtë rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e spitalit Rajonal te Lezhës, teksa për nxjerrjen e tyre është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses.

Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë.


Video