Policia Rrugore me dorë të hekurt, afro 1800 gjoba në ditë, si dhe 26 arrestime e procedime në javë

27 October 2024, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia Rrugore me dorë të hekurt, afro 1800 gjoba në ditë,
Pamje të publikuara nga Policia Rrugore

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës së saj në një javë. Bëhet fjalë për arrestime, procedime dhe gjoba.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

26 Arrestime dhe procedime penale:

• 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.(arrestuar).
• 6  persona për pa leje drejtimi.
• 12  persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 person u procedua për korupsion aktiv.
• 1   person u procedua ne gjendje arresti per vepren penale "Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt" ( Nen ndikimin e lendeve narkotike).

Masat administrative:

• 12.402 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,771 në ditë.
• 52 masa për xhama të zinj.
• 408 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 721  masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 12 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•   424 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 8.736 masa për qëndrim të gabuar.

•  779  masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

• 20 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 82 raste për tejkalim shpejtësie.
•  40 raste të ndryshme  

15 automjete u bllokuan, përfshirë 
6 automjete prove materiale.

 


Video