Gjendet i mbytur 35-vjeçari në Fier

8 July 2023, 21:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i mbytur 35-vjeçari në Fier
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari Besmir Hoxha është gjetur pa shenja dhune në trup.

Nuk dihen  shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

“Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit”, bën me dije policia.


Video