Lundronte pranë plazhistëve në Ksamil, e pëson keq pronari i gomones

8 July 2023, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lundronte pranë plazhistëve në Ksamil, e pëson keq pronari i
Sekuestrimi i gomones

Një gomone është sekuestruar dhe pronari i saj ka marrë dy gjoba të majme, pasi është kapur duke lundruar pranë zonës së ndaluar në Ksamil.

Në një reagim për mediat, policia thotë se autori është ndaluar dhe ndëshkuar papara se video të bëhej publike në portalin “JOQ”.

Pronari i gomones është ndëshkuar me dy gjoba me vlerë mbi 1 milionë lekë të vjetra, pasi ka rezultuar se kishte mungesa në dokumentacion.


“Lundroi me gomone afër perimetrit të sigurisë, duke cenuar sigurinë e pushuesve, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bën të mundur bllokimin e mjetit lundrues.

Pronari i mjetit lundrues ndëshkohet me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në veçanti për kontrollin e mjeteve lundruese, pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas kanë bllokuar mjetin lundrues gomone në SPK Port Sarandë.

Mjeti lundrues është shfaqur edhe në portalin JOQ, por në momentin e publikimit, mjeti lundrues ishte  shoqëruar dhe bllokuar nga Policia Kufitare, menjëherë pas njoftimit  të marrë  nga patrullat e Policisë që vëzhgojnë nga toka  vijën bregdetare  për shkeljen e zonës së sigurisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, pronari i mjetit lundrues, shtetasi A. P., është ndëshkuar me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, pasi ka lundruar në zonë të ndaluar dhe nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, në bordin e mjetit lundrues”, bën me dije policia.


Video