“Te gurorja do derdhet gjak”, pjesëtari i fisit Maja paralajmëron: S’ka burrë që do e mbyllë atë që ndodhi

8 July 2023, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Te gurorja do derdhet gjak”, pjesëtari i fisit Maja
Anëtari i fisit Maja

Vëllai i dy personave të cilit u rrahën brutalisht nga fisi Rraja, iu drejtua me një pyetje publike ish-deputetit Rrahman Rraja se për çfarë arsye i dhunoi vëllezërit e tij.

Ai tha se shpërthimet në gurore po ua bëjnë banesat të pajetueshme dhe se u është mërzitur jeta në fshat, pasi policia nuk ka marrë masa.

“Këtë rastë me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë dhe na i rrahe vëllezërit. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori për “Euronews Albania”.

Gjithashtu ai shtoi se i ka kërkuar marrjen e masave ish-kreut të komisariatit të Fushë-Krujës, në lidhje me guroren.

“I kam thënë që në atë gurore do derdhet gjak, dhe ja ku u derdh gjaku dhe nuk do të ketë burrë ta mbyllë”, tha ai.

Banori tha se është kërcënuar nga ish-shefi i Komisariatit të Fushë-Krujës.

“Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës, se më kanë thënë që e kanë ndërruar, më ka bërë presion. Më ka thënë se nëse shkosh te gurorja do të shkosh në burg, përbën vepër penale, rrezikon deri në tre vite burg. Kam qenë vet i pestë aty. S’ka thënë asgjë për ankesat, ka thënë vetëm mos shko te gurorja. Nuk kam marrë përgjigje nga policia”, tha ai.


Video