Ka përfunduar pas 4 orësh seanca ndan ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Pas daljes nga GJKKO, Mediu deklaroi se qëndrimi i ekspertëve mbi përfitimet që do të vinin nga demontimi, janë të pakuptimta.
Sipas ish ministrit, vendi ynë kishte detyrim sa i takon afateve kohore të demontimit të armëve dhe bëri një krahasim duke sjell rastin se sa do zgjaste kjo procedurë nëse do implementohej oferta e Poliçanit.
Fatmir Mediu u shpreh se ka patur dy raste ku gjatë demontimit tq armëve janë shkaktuar dëme në njerëz, pasi është proces me rrezik.
Seanca e radhës u caktua në datën 30 tetor në orën 09.00 ku mbrojtja ligjore e ish ministrit do të vijojë prapësimet mbi përgjigjet e ekspertëve.