Gazetari: Një person VIP ka njohur unazën e vjedhur nga Rozeta Dobi

9 January 2023, 23:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari: Një person VIP ka njohur unazën e vjedhur nga Rozeta Dobi
Elton Qyni

Gazetari Elton Qyno është shprehur se edhe zonja Alda Klosi vetë nuk e ka ditur se sa para ka pasur në kasafortë, të cilat i janë grabitur nga sanitarja Rozeta Dobi

Ai tha në emisionin "Drejt" se një person publik që e keni pasur edhe në studio e ka njohur unazën e tij dhe e ka marrë, e sot e ruan në shtëpi sepse është objekt nën hetim.

Qyno: Edhe zonja vetë nuk e ka ditur se sa para ka pasur në kasafortë. Ka edhe hipoteza të tjera që thonë se ia ka dhënë vetë për t’i ruajtur nga kontrolli i mundshëm i banesës dhe ajo u tundua dhe kur nuk ia ka kthyer, zonja e ka denoncuar se i janë vjedhur paratë.

Një person publik që e keni pasur edhe në studio e ka njohur unazën e tij dhe e ka marrë, e sot e ruan në shtëpi sepse është objekt nën hetim.


Video