Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka reaguar mbi arrestimin e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.
Në një postim në rrjetet sociale, Qyno shkruan se arrestimi i Fredi Belerit duhet të ishte realizuar kohë më parë, pasi sipas tij, ai është antishqiptari më i thekur, që për më tepër drejtuesit e emisioneve i lënë dhe hapësirë televizive.
Qyno kujton se Beleri është një nga autorët e masakrës së Peshkëpisë në vitin 1994 në Gjirokastër ku u vranë dy ushtarë shqiptarë dhe u plagosën tre të tjerë.
Sipas gazetarit, nëse vrasjen e Fatmir Shehut apo ushtar Arsen Gjinit, Fredi Beleri do e kishte kryer në një familje nga Shkodra, Lezha, apo Tropoja dhe Laçi, nuk do të "livadhiste" lirshëm apo do e shikonim të veshur me firmato tek emisioni i Çanit.
Postimi i plotë:
Arrestimi i Fredi Belerit, duhet te ishte realizuar kohe me pare.
Fredi Beleri eshte protagonist dhe anti-shqiptari me i thekur ne teritorin Shqiptar,ku drejtues emisjonesh i lene dhe hapesira televizive per te nxjere batak kunder shqiptareve.
Dhe e gjitha kjo shitet per nje psaporte greke me siglen e Bashkimit Europian.
Fredi Beleri se bashku me Jorgo Anastasulis, Apostol Karvellas,Mario Kutulla, Jorgo Kristo,Harallamb Papa,Jorgo Papa kanë sulmuar në Prill 1994 postën kufitare të Peshkëpisë duke vrarë komandatin Fatmir Shehun dhe ushtarin Arsen Gjinin dhe plagosur tre ushtarë të tjerë.
I gjithë reparti më pas është marë peng duke ju marë dhe armatimi i postës kufitare.
Sot shteti veproi kunder veprimeve kriminale te Fredi Belerit, ne nje kohe kur duhet te kishte vepruar shume me heret kunder ketij eksponenti.
Eshte edhe nje fakt qe anti-shqiptari Fredi Beleri leviz lirshem kafeneve te Tiranes,Vlores,Gjirokastres dhe Jugut te Shqiperise.
Nese vrasjen e Fatmir Shehut apo ushtar Arsen Gjinit, Fredi do e kishte kryer në një familje nga Shkodra, Lezha, apo Tropoja dhe Laçi, nuk besoj se do livadhiste lirshem apo do e shikonim te veshur me firmato tek emisioni i Çanit.
Mbase nuk do mundte ta kapte kete dite.