Makina e ambasadës ruse ishte shpallur “Alert”, po udhëtonte me 180 km/h/ Detajet nga aksidenti me një të vdekur në Tiranë (EMRI)

12 May 2023, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e ambasadës ruse ishte shpallur “Alert”, po
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i automjetit të ambasadës ruse në Tiranë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë 36-vjeçari Sergei Mironov, shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, Mihail Afanasiev, ndërsa mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi A. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti me targa diplomatike mësohet se fillimisht është përplasur me barrierat anësore dhe për shkak të shpejtësisë së madhe është spostuar disa herë e më pas është përplasur me trafik ndarësen dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit, mjeti është shkatërruar totalisht.

Burime nga grupi hetimor thonë se ka dyshime që makina ka qenë me një shpejtësi rreth 180 km/h. Gjithashtu raportojnë se automjeti me targa diplomatike ka shkeulur disa herë rregullat e qakurllimit rrugor dhe është shpallur me Alert.

Makina në të paktën dy raste është konstatuar nga makina inteligjente duke udhëtuar tej normave të lejuara. Lidhur me këto shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ishte vendosur në dijeni edhe Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video