EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

12 May 2023, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali. Aksidenti është regjistruar në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Griseld Topi, 20 vjeç, banues në Noicattaro. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale.

Pas përplasjes së fortē makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend. Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale.


Video