FOTO/ Vrau POLICIN në vitin 1997, ky është vëllai i POSTIERIT Lulzim Visha që u ekzekutua sot në Tiranë!

24 January 2025, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Vrau POLICIN në vitin 1997, ky është vëllai i
Besnik Visha

Personi që shihni në foton e mësipërme është Besnik Visha, vëllai i postierit Lulzim Visha i cili u qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në Zall Mher.

Hasmëria është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.

Besnik Vishës ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domit në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë.

FOTO/ Vrau POLICIN në vitin 1997, ky është vëllai i

Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sakaq lidhur me ngjarjen policia ka ngritur dhe një pistë tjetër hetimi.

Pasi viktima (Lulzim Visha) dyshohet se ishte konfliktuar muajt e fundit me dy vëllezër, banues të zonës.


Video