Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, përfundon në spital shoferi i motomjetit!

24 January 2025, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, përfundon

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Darragjat të Shkodrës.

Një 31-vjeçar është përplasur me makinë me një 45-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili nodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Darragjat, shtetasi E. P., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç.   

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video