Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa është parë nën shoqërimin e stafit të tij teksa po shëtiste nëpër lagjen San Pellegrino.
Mediat italiane shkruajnë se kreu i qeverisë i veshur me një kostum të errët, u ndal në një restorant të zonës bashkë me stafin e tij.

Sot Rama pritet të takohet Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa.
I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-ups dhe inovacionin.
