FOTO: Projekti belg shpallet fitues për stadiumin e ri të Durrësit

4 May 2023, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Projekti belg shpallet fitues për stadiumin e ri të
Projekti belg për stadiumin e Durrësit

51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri të Durrësit. Studio e arkitekturës belge fitoi kundrejt dy projekteve të tjera, atij Bjarke Ingels Group nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda.

Arkitekti i studios fituese shprehu mirënjohjen për jurinë dhe tha se kjo është një marrëdhënie e re.

“Mirënjohje të madhe për jurinë që jemi zgjedhur për të vazhduar punën për realizimin e këtij projekti dhe unë u jam shumë falënderues. Ndihem mirë se e di që çdo proces arkitekturor është një marrëdhënie e re. Unë kam qëndruar të punoj në Tiranë dhe linja e trenit Durrës-Tiranë do të vijë së shpejti dhe unë do të vij shpesh në Durrës”.

Pak ditë më parë u shpall fituesi për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës.

Fitues u shpall projekti i studios daneze CEBRA.



Video