Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të papritur paraditen e kësaj të enjte në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Pogradec.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Jonel Dushku nga fshati Leminot. Mësohet se ai ka qenë duke kryer veprime bankare në momentin kur ka humbur jetën.
Dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën për shkak të infarkti kardiak. I riu ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur të shkojë me shenja jete në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotëtë rrethanave të vdekjes së 35-vjeçarit.