Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar, i akuzuar për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar "Reset" është vënë shtetasi Kristian (Nikola) Skëndaj, banues në Vlorë.
Ai është kapur duke transportuar me një automjeti tip "Chrysler" 104 kilogramë kanabis të ndara në 10 pako.
"Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel.
Gjatë kontrollit në automjetin tip "Chrysler", në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular." - thuhet në njoftimin e Policisë.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.