FOTO/ Komunistët nuk e harrojnë Enver Hoxhën për "Çlirimin", nderime me grusht, parrula dhe yllin e kuq

29 November 2022, 12:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Komunistët nuk e harrojnë Enver Hoxhën për
Nderimet

Ditën e sotme festohet 29 Nëntori, 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. 

Si çdo vit, nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë.

Siç mund ta shihni dhe në fotot e mëposhtme, ata shfaqen me fotografitë e Enver Hoxhës dhe parrullat "Rroftë Partia Komuniste Shqiptare" apo "Lavdi Shqiptarit të Madh Enver Hoxha". Nuk ka munguar as vendosja e yllit të kuq apo nderimert me grusht.

Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve kanë kryer dhe krerët e lartë të politikës dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Kujtojmë se këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.



Video