Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar është ekzektuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit, Gjermani. Mediat vendase raportojnë se viktimë ka mbetur një 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, në momentin kur është qëlluar disa herë nga mbrapa, duke u rrëzuar i vdekur në mes të rrugës. Ai u qëllua me plumb pas koke nga një distancë e afërt.
Pas ngjarjes, autorët ende të pa identifikuar, janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për të bërë të mundur zbardhjen e ngjajres dhe identifikimin e autorëve. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
