"29 Nëntori"/ Sot përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, ja urimi i kryeministrit Edi Rama

29 November 2022, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"29 Nëntori"/ Sot përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit
Foto ilustruese

Ditën e sotme festohet 29 Nëntori, 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Këtë ditë feste e ka uruar dhe kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale të monumentit “Nëna Shqipëri” me flamujt kuqezi.

“GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT”, shkruan Rama krahas fotos.


Video