FOTO/ Fifi do të performonte në “Orange Club” ku humbi jetën 17-vjeçari: Ngjarja më la në shok!

26 August 2023, 20:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Fifi do të performonte në “Orange Club” ku humbi
Fifi

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ishte këngëtarja e cila do duhej të performonte mbrëmjen e kaluar në “Orange Club” në Sarandë, por fatkeqësia që ndodhi bëri që të anulohej koncerti.

Fifi ka reaguar lidhur me tragjedinë duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe duke thënë se kjo ngjarje e la në shok.

”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok,” shkruan Fifi në “instastory”.

Kujtojmë se Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.


Video