Fletët e votimit për diasporën vendosen te Parku Olimpik, pasnesër nis paketimi dhe shpërndarja sipas shteteve

7 April 2025, 19:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fletët e votimit për diasporën vendosen te Parku Olimpik,
Fletët e votimit të diasporës

Kur kanë mbetur rreth një muaj deri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa në Shqipëri kanë mbërritur fletët e votimit për diasporën.

Ato janë vendosur në Parkun Olimpik, aty ku nga e mërkura KQZ do të nisë paketimin e tyre.

KQZ do të punojë me 3 turne, ku në 20 tavolina të ndryshme, do të paketohen zarfe të personalizuara për çdo votues, të cilat do të grupohen sipas shteteve. Secilit votues do t’i shkojë fleta e votimit për qarkun të cilit ai i përket në Shqipëri.

Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj.



Video