Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Edmond Targaj shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë së Beratit, 10 ditë pasi në këtë qark u gjet sera me kanabis, kur ishin të punësuar dhjetëra gra.
Në vend të tij emërohet Kastriot Skënderi, deri më tani këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Skënderi, disa vite më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Ky është ndryshimi i parë në rarg drejtorësh në Policinë e Shtetit.
Në vijim, me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku pritet të ketë ndryshime të tjera, në kuadër të riorganizimit që struktura do të ketë në të gjitha sektoret.