Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gruaja që po shikoni në foto është Vera Myrtaj, 38-vjeçarja që u vra nga ish-partneri i saj në Itali. Shqiptarja ishte në shtëpi bashkë me partnerin e saj të ri në momentin që ish-bashkëshorti i shfaq me armë zjarri në dorë. Pas një përleshjeje me çiftin, ai, gjithashtu shqiptar, qëlloi mbi të dy dhe i la të vdekur.
Më pas u largua me ndihmën e makinës së tij. Alarmin e ka dhënë vajza e 38-vjeçares, e cila ka lajmëruar e frikësuar autoritetet dhe i ka sinjalizuar se nuk kishte komunikuar me nënën e saj që prej pasdites së djeshme.