Përdhun*i dhe vrau 8-vjeçarin në Fier, sillet me forcë në Gjykatë Klodian Çalamani

21 November 2022, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përdhun*i dhe vrau 8-vjeçarin në Fier, sillet me forcë

Klodian Çalamani, i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjecarit Mateo Vasiu, është dërguar me forcë në gjykatë nga policia. Vendimi erdhi pas shtyrjes së tre seancave për shkak të mungesë së Çalamanit në sallën e gjyqit, raporton Balkan Web.

Ai ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga administrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë, për të shmangur përballjen me familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar dënim me vdekje për të. Gjatë seancës do të merren dëshmitë e të gjithë dëshmitareve për të hedhur më shumë dritë mbi krimin e rëndë.

Klodian Çalamani akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Por, edhe sot seanca u shty, ndonëse i pandehuri Çalamani do të përballej me akuzat për “vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë”. Shkak i shtyrjes, u bë mosparaqitja e viktimave për shkak të gjendjes të rënduar sepse para pak ditësh ishte 1-vjetori i vdekjes së të miturit.


Video