Çfarë ndodhi në IEVP-në e Fushë-Krujës? 142 të burgosur transferohen në BURGUN e Peqinit dhe Durrësit!

24 January 2026, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë ndodhi në IEVP-në e Fushë-Krujës? 142

Burgu i Fushë-Krujës është boshatisur mëngjesin e sotëm, për shkak të rikonstruksionit.

Mësohet se rreth 142 të burgosur që vuajnë dënimin në këtë burg janë transferuar në burgje të ndryshe në vend. 

VoxNews ka mësuar se 85 të burgosur janë transferuar në Peqin dhe 57 në Durrës.

Sipas autoriteteve ndër të transferuarit nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale.

Ndërkohë që shkaku i transferimit është për rikonstruksionin e godinës.


Video