Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një alarm për bombë në Kukës ka “ngritur në këmbë” autoritetet mëngjesin e sotëm.
Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një granatë ofensive.
Objekti u konstatua tek ‘Rruga e Turizmit’ rreth orës 06:35, por rezultoi të ishte një lodër.
"Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", tha policia në njoftimin paraprak.
Policia rrethoi bulevardin e qytetit, ndërsa pas hetimeve u konstatua se granata ishte një lodër.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar si ka përfunduar lodra mbi stolin e shëtitores dhe nëse është lënë aty me qëllim apo rastësisht.