Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi nag fshati Myselim i Shkodrës, hodhi natën e kaluar foshnjën e saj në lumin Kir, vetëm pak ditë pas lindjes.
Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj, ka dhënë një prononcim për mediat, por jo nën praninë e kamerave.
Ai tregon se natën e 30 dhjetorit, Orjana Gremi e solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas tij, 32-vjeçarja ka qenë e vetme.
“Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, kam vizituar, ka qenë e hapur 7-8 cm po them dhe ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq,” – u shpreh Selmanaj.
Deri në datë 4 janar, Orjana ka qenë e shtruar në spital, siç tregoi mjeku ama nuk kishte dijeni për gjendjen e saj emocionale. Ai u shpreh se duke qenë se gruaja erdhi e vetme, te gjithë u angazhuan për kujdesin e saj sepse ishin të shqetësuar pikërisht prej faktit se mbase nuk do të donte të mbante fëmijën.
Mjeku tregon se Orjana ishte shprehur se nuk e donte fëmijën.