Ende asnjë gjurmë nga Andrew (Edvin) Bode, dyshohet se ka ikur ilegalisht jashtë vendit

6 January 2023, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ende asnjë gjurmë nga Andrew (Edvin) Bode, dyshohet se ka ikur
Autorët dhe viktimat

Policia e Tiranës zbardhi atentatin e 16 Dhjetorit në Selitë, ku u ekzekutua biznesmeni 49-vjeçar Edmond Papa, por arriti të kapë vetëm një prej autorëve, teksa ekzekutori ndodhet ende në arrati.

Pas hekurave është Albano Velo, i cili dyshohet se ka patur rolin e organizatorit, vëzhguesit dhe ka larguar nga vendi i krimit, ekzekutorin Andrew (Edvin) Bode, teksa ky i fundit, ende nuk është arritur të vihet në pranga nga policia, pavarësisht kontrolleve të shumta në disa qytete ku dyshohet se mund të jetë strehur.

Burime bëjnë me dije se sipas sistemit TIMS, ai rezulton se nuk është larguar nga Shqipëria, teksa dyshohet se mund të ketë ikur në mënyrë ilegale. Andreë (Edvin) Bode ka lindur në Berat, jetonte në Tiranë dhe kishte biznese në Korçë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, në vrasjen e Edmond Papës dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një person i tretë ende i paidentifikuar. Ai ka shërbyer për të koordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krah të ndryshëm të rrugës.

Pistë kryesorë është prishja e pazareve të drogës, por Prokuroria po mundohet të sigurojë prova që mund ta lidhin vrasjen e Papës dhe Sadikajn, kjo e fundit e ndeshur më qershor të vitit që lam pas.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode ishin miq dhe shokë me Aleksandër Sadikajn dhe dyshimet e forta janë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Vetë familja e Sadikajt, ka denoncuar në Policia se Edmond Papa, ka qenë një prej organizatorëve të vrasjes me bombë me telekomandë të tij qershorin e vitit që lamë pas.


Video