Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë. Mediat përtej Adriatikur raportojnë se viktima është 40-vjeçari Alban Dushi.
Ai po kthehej nga puna me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Sipas asaj që shkruajnë media, makina e shqiptarit ka rrëshqitur nga rruga.
Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre, 50-vjeçe, u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me pemën.
Në vendngjarje kanë mbërritur urgjenca 118 dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 40-vjeçarin. Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë.