A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një vajzë nga Tirana është denoncuar e zhdukur prej rreth 7 muajsh dhe nuk ka asnjë gjurmë prej saj.
Nëna e të resë ka bërë një kallëzim në Polici se muajin Maj vajza e saj, A. L., 29 vjeçe është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
"Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe." -thuhet në njoftimin e Policisë.
Nuk dihet pse nëna e saj e ka bërë me kaq vonesë kallëzimin në Polici. Blutë e kryeqyteti njoftojnë se po punojnë për gjetjen e saj.