Gazetari Adriatik Doçi, i cili denoncoi në Prokurorinë e Posaçme ish-ministrin Arben Ahmetaj për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho për mos hetimin e tij, ka folur sot për Top News.
Gazetari Doçi, shprehet se ai zotëron prova të reja, të cilat nuk i ka depozituar ende.
“Kam prova të reja, të cilat nuk i kam depozituar. Nga rikuperimi i të dhënave në celularin e Zotos janë gjetur dhjetëra e-maile komprometuese. E-mailed që implikojnë Ahmetajn nuk janë përfshirë në asnjë fashikull të hetimit. Dy prokurorët e SPAK anashkaluan dhe mbyllën sytë për Ahmetajn”, u shpreh Doçi për Breaking.
Video e marrë nga Top News
Gazetari vijon se “Përveç Kokës dhe Bllakos në procedurën e inceneratorëve kanë marrë pjesë edhe ministri të tjera. Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë në burg për të njëjtat veprime si Ahmetaj. Dosja është e ndarë në 4 çështje dhe në një prej tyre hetohet roli i Këshillit të Ministrave”.