Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Burime bëjnë me dije se adoleshenti 17 vjeç me iniciale J.Gj. duke drejtuar një makinë tip Benz, i papajisur me patentë, ka përplasur për vdekje 73-vjeçarin Bexhet Kurti, i cili udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Elbasanit. I aksidentuari ka ndërruar jetë në vend, duke mos i mbijetuar dot përplasjes së fortë.
Burime bëjnë me dije se shoferi që ka shkaktuar aksidentin ka ndaluar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur, për t’i shpëtuar jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.