Në Tiranë jemi mësuar tashmë të shohim probleme nga më të shumtat dhe të çuditshmet. Por në një denoncim që ka ardhur pranë redaksisë së Vox News, ngjarja i kalon kufijtë e qesharakes.
Te “Rruga e Kavajës” pranë Kishës Katolike, një tregtar fruta-perimesh ka vendosur të bllokojë hyrjen e pallatit duke ndërtuar një ...tezgë fruta-perimesh. Hyrja për banorët dhe bizneset që janë në këtë pallat? Nga të munden. Banorët tregojnë në denoncimin për Vox News se personi që ka ndërtuar këtë tezgë quhet Petrit Dodaj dhe për ta bërë ende më të rëndë skandalin, ndërtimi i tezgës është edhe pa leje.
Ndërkohë, siç shikohet edhe në planimetrinë e pallatit duket qartë edhe dera që është ndërtuar që kur është ndërtuar edhe pallati.

Ky ndërtim është denoncuar në Komisariatin Nr.2 dhe në IMT-në e Bashkinë e Tiranës që para një muaji, por ende nuk është marrë asnjë masë. Çka të sjell dyshimin që policia nuk do t’ia dijë për denoncimet e banorëve, ose më keq akoma, është e është e kompromentuar nga biznesmeni që ka ndërtuar tezgën. Si pasojë e mos reagimit të autoriteteve, ndodh pastaj që konfliktet degjenerojnë edhe në dhunë.
Në galeri mund të shikoni se si tezga e fruta-perimeve ka bllokuar hyrjen e pallatit.