Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Marrja e më shumë pasagjerëve seç duhet dhe vonesat, duket se janë dy shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës me urbanet e kryeqytetit.
Por, të mos mjaftonin këto, ka dhe raste të pazakonta ku rrezikohet jeta e pasagjerëve. Siç shihet në videon e publikuar nga JOQ, një shofer urbani në Tiranë nget mjetin me derën e hapur, teksa është i mbushur me pasagjerë deri tek dera.
Pasagjerja i bën thirrje shoferit që të mbyllë derën, por kjo gjë nuk ndodh deri në stacionin e radhës.