EMRI/ Kush është Erind Mrruku, vrau KËNGËTARIN e NJOHUR në Lezhë për një vajzë!

12 September 2023, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kush është Erind Mrruku, vrau KËNGËTARIN e NJOHUR
Fabian Nikaj

Erind Mrruku i arrestuar sot nga policia e Tiranës në Kamëz me pistoletë me fishek gati për qitje, ka qenë i dënuar 13 vite më parë për vrasje me dashje. Erind Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn, këngëtar.

Këngëtari Fabian Nikaj u ekzekutua  në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë  vetëm pak metra larg komisariatit të policisë.

Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.

Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Erind Mrruku u vetëdorëzua vetë në polici.

Kush ishte këngëtari, Fabian Nikaj:

Reperi i lindur dhe rritur në Milot të Shqipërisë, Fabian Nikaj, u bë i njohur për publikun në vitin 2007.

Ishte pikërisht festivali “Top Fest” edicioni i katërt, kur ai u prezantua me këngën “Të dua” në bashkëpunim me Samanta Karavellën.

Në atë kohë, kjo këngë ishte nga më të dëgjuarat për shkak të muzikës dhe ritmeve që për atë kohë ishte diçka e re.

Edhe pse nuk arritën të futeshin në finale, Fabiani dhe Samanta fituan zemrat e publikut.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Cancelled”, policia kreu kontroll ndaj Erind Mrrukut të cilit i gjeti një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak. 

Pas kontrollit në banesën e tij, forcat blu i gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak. 

Erind Mrruku, rezulton i dënuar më parë për vrasje, pasi ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn. Nikaj u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë./VoxNews


Video