Mizori në mes të Tiranës, të rinjtë qëllojnë macen më armë

12 September 2023, 08:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mizori në mes të Tiranës, të rinjtë qëllojnë
Foto e publikuar nga JOQ

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjën e djeshme në Tiranë.

Sipas JOQ, banorët pranë Shkollës “4 Dëshmorët” në rrugën e Dibrës, ishin në shtëpitë e tyre kur dëgjuan të shtëna të vazhdueshme armësh, duke bërë që të alarmoheshin.

Plumbat duket se drejtoheshin ndaj kafshëve të pafajshme që kalonin aty pranë. Sipas denoncimeve që kanë mbërritur në redaksinë e “JOQ”, dy persona kanë qëlluar me armë macet e lagjes.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në një nga zonat qendrore të kryeqytetit, policia nuk ka reaguar pavarësisht të shtënave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)



Video