Deklarata "BOMBË": 4 nga 8 oligarkë kanë emrin në SPAK, dy janë thirrur dhe njërit i kanë bllokuar serverin

11 September 2023, 22:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklarata "BOMBË": 4 nga 8 oligarkë kanë emrin në
Ervin Karamuço

Eskperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një deklaratë të fortë sot kur tha se 4 nga 8 oligarkë shqiptarë e kanë emrin në Prokurorinë Speciale.

Karamuço nuk dha detaje se përse po hetohen ata, por u shpreh se dy prej tyre janë thirrur tashmë në SPAK.

Në emisionin "Top Story" të Grida Dumës, Karamuço zbuloi se një oligarku, SPAK i ka bllokuar serverin e menaxhimit të aseteve në jug të vendit. Ai tha se ky server do të "nxjerrë çudira" nëse zbërthehet.

"4 nga 8 oligarkë janë të përmendur në spak, 2 prej tyre janë thirrur, njërit prej tyre i janë bllokuar serverat që menaxhon asetet në jug të vendit. Aty do të dalin çudira. Vilat në resortet ku rrinin këta këtë verë kanë qenë të mbyllura.

I ka hyrë frika e SPAK, ka patur agjentë të BKH-së që kanë qëndruar për të parë kush hyn e kush del në këto vila", deklaroi Karamuço në Top Channel.


Video