5 vazo me kanabis në ballkonin e shtëpisë, sa vite burg rrezikon Enca?

12 September 2023, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

5 vazo me kanabis në ballkonin e shtëpisë, sa vite burg rrezikon

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme këngëtaren Enca Haxhiaj nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit nr. 1 pasi morën informacione, ushtruan kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Pas arrestimit këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i saj masazhier.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Ligji shqiptar nuk bën diferencë të madhe mes atyre që kapen me disa dhjetra gramë dhe atyre që ndalohen me kilogramë, apo edhe me sasi më të mëdha.

Kështu, në vendin tonë kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet që mesa duket është edhe rasti i këngëtares.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

 



Video