Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një punonjës i Operatorit të Shërbimit të Energjisë Elektrike (OSHEE) është arrestuar për korrupsion nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”.
Në pranga është vënë shtetasi Bujar Llakaj 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
"Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.