Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Si çdo vit, kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" së bashku me familjarët e të ndjerëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar për ngjarjen e rëndë të regjistruar 12 vite më parë, më 21 Janar të vitit 2011.
Rama dhe familjarët e viktima kanë vendosur lule në bulevard në vendet ku u vra secili prej 4 protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Pas homazheve të kryera, Kryeministri Rama dhe familjarët e viktimave vijuan takimin pa praninë e mediave.
Më 21 Janar të vitit 2021, katër protestuesit e vrarë u shpallën nga qeveria “Dëshmorë të Atdheut” në 10-vjetorin e protestës në të cilën ata humbën jetën.