EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë, kamioni "fut nën rrota" këmbësorin

24 October 2022, 19:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë, kamioni "fut nën
Pamje nga aksidenti

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë - Milot.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi B. T., duke drejtuar mjetin kamion, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Jak Gjergji 75 vjeç, banues në Lezhë. ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënkollit".

Jak Gjergji u transportua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë disa orë më vonë. 75-vjeçari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një trajler.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi B. T., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video