Aksident në Belsh, makina përplas tufën e deleve, ngordhin disa prej tyre (FOTO)

24 October 2022, 19:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Belsh, makina përplas tufën e deleve, ngordhin disa
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Belsh-Elbasan, në fshatin Shalës.

Mësohet se një automjet foristradë ka përplasur një tufë me dele, duke shtypur disa prej tyre. Shkaku i aksidentit, mësohet të ketë qenë mosfrenimi në kohën e duhur.

Si pasojë e përplasjes kanë ngordhur disa prej deleve të shtypura. Policia dhe grupi hetiomr po punojnë për zbardhejen e shkaqeve të ngjarjes.



Video