OSBE përshëndet tërheqjen e paketës antishpifje nga agjenda parlamentare

24 October 2022, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

OSBE përshëndet tërheqjen e paketës antishpifje nga agjenda

OSBE përshëndet vendimin e qeverisë për të tërhequr pr/ligjin kontrovers për median, e njohur si paketa e antishpifjes nga agjenda parlamentare.

”I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare” shkruan OSBE përmes një postimi në facebook.

Kujtojmë se ky reagim, vjen pak javë pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai deklaroi se ndryshimet për ligjin e medias janë tërhequr nga propozuesit. Balla tha se iniciativa ligjore ka rënë e se janë tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh, por që në Kuvend vijon të qëndrojë rezoluta kundër dezinformimit. 

Paketa ligjore Anti-Shpifje u propozua në vitin 2020 dhe kishte të bënte me kompetencat e zgjeruara që i jepen Autoritetit të Mediave Audio-Vizuale, (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike edhe Postare, (AKEP), për të vendosur gjoba të kripura dhe mbyllur portale elektronike nëse, kur sipas tyre, në publikimet online "shpifin dhe cënojnë dinjitetin e individit.” Por, kjo nismë solli debat, pasi në rekomandimet e Komisionit të Venecias këto kompetenca cilësohen si mekanizma që cënojnë lirinë e medias.


Video