Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera materiale!
Pasi publikuan të dhënat për ish drejtorin e SHISH Helidon Bendo, ata kanë publikuar të dhënat për gruan e tij Miranda Bendo.
Në dokumente shihen të gjitha të dhënat e Miranda Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit.
Por, hakerat nuk janë ndaluar me kaq.
Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e saj nga Shqipëria. Në dokumente shihet sa herë gruaja e ish-kreut të SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.
VoxNews zotëron dokumentin me 7 faqe, por nuk e publikon për arsye privatësie.