Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 35-vjeçare është vrarë në shtëpinë e saj në Itali.
Për momentin, policia dyshon për vrasje brenda familjes dhe është vënë në kërkim të bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë.
Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në qytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.
Njoftimi u dha nga prindërit e burrit, Avni Meçe, i cili i kishte telefonuar dhe i kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim.
Dyshohet se Meçe është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas dhe mund të jetë nisur drejt Shqipërisë.
Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.