Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Vlorës dhe FNSH kanë dalë sërish në terren për kontrolle në kërkim të personave me precedentë penalë.
Policët kanë ushtruar kontrolle të makinave në hyrje të qytetit të Vlorës.
Edhe në Korçë Drejtoria Vendore e Policisë ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike.
Gjithashtu janë forcuar dhe kontrollet e policisë rrugore.