E zë poshtë zetori, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

23 October 2022, 18:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E zë poshtë zetori, humb jetën i moshuari në
Foto ilustruese

Një 85-vjeçar humbi jetën këtë të diel në fshatin Karjan të Gjirokastrës pasi e zuri poshtë zetori me të cilin po punonte tokën.

“Rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës”, tha policia në një njoftim për mediat.


Video